Top News – Forcat ruse rrëmbejnë fëmijë ukrainas / ‘Lavazh truri’, i përdorin për të prodhuar dronë
16/09/2025 15:18

Fëmijët e rrëmbyer ukrainas janë vunë në punë në fabrika për të prodhuar dronë dhe pajisje të tjera ushtarake për forcat e armatosura të Rusisë, sipas një raporti të fundit. Një studim i laboratorit kërkimor humanitar të Universitetit Yale detajon 210 objekte të përdorura nga Rusia për të rrëmbyer, deportuar, riedukuar dhe birësuar me forcë dhjetëra mijëra fëmijë ukrainas. Ai përshkruan tetë lloje të ndryshme objektesh, përfshirë një bazë ushtarake, ku fëmijët janë mbajtur si pjesë e programit të Rusisë për birësim dhe kujdestari të detyruar. Gjetjet e fundit të universitetit Yale vazhdojnë të nxjerrin në pah krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga Rusia në Ukrainë. Presidenti rus, Vladimir Putin, tashmë përballet me një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për akuza më të lehta. Sipas raportit, në një qendër në rajonin jugor të Rusisë, Krasnodar Krai, fëmijët detyroheshin të ndihmonin në prodhimin e dronëve, detektorëve të minave e pajisjeve të tjera luftarake. “Më shumë se 300 fëmijë nga rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës u çuan në këtë strukturë midis vitit 2022 dhe ditëve të sotme”, shton raporti. Kampi ka të paktën gjashtë programe të ndryshme për fëmijë nga e gjithë Rusia dhe Ukraina e pushtuar. Disa prej tyre organizohen nga Yunarmiya, një grup i militarizuar rinor i financuar nga ministria e mbrojtjes e Rusisë. Fëmijët ukrainas i janë nënshtruar gjithashtu "riedukimit dhe trajnimit ushtarak" në një qendër jashtë Moskës, Patriotët e Rinj, që u hap në korrik 2023. Grupi i fundit i njohur i fëmijëve nga Ukraina besohet se ka mbërritur atje në korrik të këtij viti. Ata u ndanë në “toga” dhe u fotografuan duke veshur veshje taktike, pajisje mbrojtëse dhe duke mbajtur armë. Rreth 40 objekte janë përdorur nga Rusia për të indoktrinuar fëmijë të rrëmbyer ukrainas për të shërbyer për një qëllim ushtarak. Shumica e vendeve të zbuluara nga Yale janë në pronësi të qeverisë së Rusisë. Megjithatë, raporti ka gjetur edhe hotele private dhe një vend fetar në pronësi të Kishës Ortodokse Ruse. Zyrtarët ukrainas thonë se kanë prova për pothuajse 20,000 fëmijë të rrëmbyer. Por ata kanë frikë se numri mund të jetë shumë më i lartë për shkak të mungesës së mbikëqyrjes në pjesë të Donetskut dhe Luhanskut, që kontrolloheshin nga rebelët pro-rusë para pushtimit të plotë të vitit 2022.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00