Një tjetër aksion është ndërmarrë nga forcat operacionale të burgjeve në institucionin penitenciar të Fushë Kosovës në Lushnjë. Sipas burimeve të Top Channel, kontrollet në qelitë e të burgosurve po vijonë me qëllim zbulimin e sendeve të ndaluara. Ende nuk detaje nga ky aksion, ndërsa është I disati që zhvillohet prej javësh deri më tani. Gjatë aksioneve të deritanishme janë sekuestruar telefona celularë, doza droge dhe sende të tjera të paligjshme.