Forcat bërthamore ruse po mbajnë stërvitje në provincën Ivanovo, në verilindje të moskës – tha agjencia ruse e lajmeve Interfax duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes, të mërkurën. Rreth 1 mijë trupa po stërviten në manovra intensive duke përdorur mbi 100 mjete, përfshirë lëshuesit e raketave balistike ndërkontinentale Yars, tha ministria.