Kryetari I autorizuar I PArtisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zbardhur bisedimet e bëra me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit Gabriel Eskobar. Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj bën me dije se është diskutuar mes të tjerash për zgjedhjet e 14 majit, dhe atë që ai e konsideron si refuzim nga qeveria për adresimin e rekomandimeve të ODIHR. Po ashtu sipas Alibeajt “temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në Partinë Demokratike, dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare”.