Kryeministri britanik Keir Starmer ka ngacmuar homologun e tij francez, duke vendosur edhe ai një palë syze dielli në stil aviatori, para se të thoshte "bonjour". Shakaja ishte një referencë për mbajtjen e syzeve të diellit në stilin Top Gun nga Presidenti Emmanuel Macron në Forumin Ekonomik Botëror në Davos javën e kaluar, të cilat tani janë bërë virale. Vetë starmer postoi videon në llogarinë e tij në Tik Tok, duke etiketuar edhe macronin dhe duke shkruar mbishkrimin "fol me mua, Goose", një citat i famshëm nga filmi Top Gun. Presidenti francez u përgjigj brenda pak minutash, duke shkruar "sigurisht".