Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar zhvilloi në datat 28 maj - 2 qershor një vizitë dhe takime me zyrtarët e Bankës së Shqipërisë. Diskutimet u fokusuan në zhvillimet aktuale dhe perspektivën makroekonomike, qëndrimin e politikës monetare, si dhe në çështje që lidhen me stabilitetin financiar. Në takimin përmbyllës me ta, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike të vendit, duke u fokusuar kryesisht në ecurinë e çmimeve, zhvillimet në sistemin financiar e bankar, si dhe pritshmëritë lidhur me treguesit ekonomikë në të ardhmen.