Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në mbledhjet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, ku bëri një pasqyrim të situatës ekonomike pas goditjeve të pafavorshme globale ekonomike dhe inflacionit të lartë. Sejko nënvizoi se aktualisht, inflacioni në Shqipëri është i ulët krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian, duke reflektuar një normë më të ulët inflacioni të përgjithshëm, si rezultat i politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, si dhe i presioneve inflacioniste të shkaktuara nga mbiçmimi i kursit të këmbimit.