Para fundit të 2021, entuziasti i hapësirës dhe aviacionit, Jared Isaacman, do të bëhet komandanti i misionit të parë hapësinor tërësisht civil. “Kur unë isha në kopsht, kujtoj që shikoja fotot e librave me anije kozmike dhe i kisha thënë edukatores sime se një ditë unë do të fluturoja në hapësirë”, thotë miliarderi 37 vjeccar, që ka blerë fluturimin e plotë të anijes hapësinore SpaceX Dragon. Isaacman, do t’i bashkohen edhe tre astronautë të tjerë rishtarë, që do të përzgjidhen në javët e ardhshme.