Top News/ Fluturimi i tmerrit, hapet ‘vrima’ në avion, ‘e madhe sa një frigorifer’/ Boeingët në tokë
07/01/2024 11:56

Mijëra pasagjerë përballen me anulime fluturimesh pasi kompanitë më të mëdha ajrore kanë ndalur në tokë me dhjetëra avionë Beoing pasi një prej tyre pati telashe mbi oregon në mes të fluturimit. Rregullatori amerikan i aviacionit tha se 171 boeing 737 max 9, do të qëndrojnë të ndalur në tokë pasi pjesë të një avioni të alaska airlines, ranë në tokë të premten. Alaska tha se rreth 23 mijë pasagjerë janë përballur me anulime fluturimesh të shtunën ndërkohë që priten edhe anulime të tjera. United Airlines ka ndalur në tokë të 79 avionët e saj Boeing 737. Shumë kompani të tjera, që po ashtu përdorin këta avionë, i kanë nxjerrë përkohësisht nga shërbimi. Kjo pason urdhrin e administratës federale të aviacionit për inspektime të menjëhershme të të gjithë boeingëve 737 në të gjithë botën. Inspektimet e urdhëruara kërkojnë nga katër deri në tetë orë për cdo avion. Boeing tha se mirëpret vendimin e administratës duke shtuar se ekipet e tij po kontaktojnë me rregullatorët. Gjatë incidentit të së premtes, fluturimi i alaska airlines 1282 nga Portlandi në oregon drejt Ontarios në Kaliforni, arriti në lartësinë 4800 metra kur nisi një ulje emergjence, sipas të dhënave të fluturimit. Pasagjerët në bord thanë se kishin ndjerë që një pjesë e jashtme e avionit kishte rënë në tokë menjëherë pas ngritjes në fluturim. Imazhe të transmetuara në media tregonin qiellin e natës dhe dritat e portlandit të dukshme përmes një vrime në trupin e avionit, me materialet izoluese dhe materialet e tjera që shiheshin po ashtu. Një pasagjer tha se vrima ishte e madhe sa një frigorifer ndërsa një tjetër tha se këmisha e një fëmije ishte grisur nga era ndërsa avioni bëri uljen e emergjencës. Avioni që mbante 177 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit në bord, u ul i sigurt në portland dhe disa pasagjerë ishin lënduar, por jo në gjendje të rëndë.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04