Nga data 16 korrik deri më 31 korrik të 2020-s ndalohen fluturimet me Vjenën. Lajmi është bërë i ditur nga aeroporti i Rinasit, i cili në një postim në rrjetet sociale, bën me dije se kjo ka ardhur pas një vendimi të ministrisë austriake për të zgjeruar masivisht listën e ndalimeve të uljes së avionëve.