Top News – Fluturim drejt askundit/ Biletat shiten në 10 minuta
17/09/2020 21:27

Dëshira për të kthyer klientët në fluturime, në një periudhë kufizimesh të mëdha për shkak të emergjencës shëndetësore, ka bërë që një kompani ajrore australiane, Qantas, të propozojë një udhëtim drejt askundit. Avioni do të niset më 10 tetor dhe do të fluturojë pa u ndalur askund, mbi atraksionet kryesore të australisë. Lajmi ka ngjallur interes të madh dhe biletat janë shitur në vetëm 10 minuta. Ideja e kompanisë ajrore lindi si përgjigje ndaj kufizimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për shkak të koronavirusit. Pasagjerët do të kenë në dispozicion një avion Boeing Dreamliner, që përdoret vetëm për trajektoret ndërkombëtare, që do të niset dhe do të kthehet sërish në Sidnei, pa ndaluar askund. Kjo do të mundësojë që pasagjerët të evitojnë karantinën 14 ditore që kërkohet për banorët e të ashtuquajturave vatra të kuqe të covidit, kur udhëtojnë në një shtet tjetër australian. Avioni do të fluturojë mbi Uluru, monolitin e shenjtë në mes të një shkretëtire të kuqe, mbi ishujt ëhitsundays dhe mbi barrierën e madhe koralore. Është parashikuar madje edhe një fluturim në lartësi të ulët mbi gjirin e sidneit, portin spektakolar të qytetit. E gjithë kjo për një total prej shtatë orësh, gjatë të cilave pasagjerëve do tu shërbehet menuja e një kuzhinieri të famshëm vendas, Neil Perry. Bileta do të kushtojë nga 572 drei në 2754 dollarë dhe cmimi nuk i ka frenuar aspak të interesuarit. Një zëdhënës i Qantas ka konfirmuar se fluturimi është me gjasë i shituri më shpejt në historinë e kompanisë.

Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30