Pushuesit që kanë pasur si destinacion këtë të diel plazhin e Shëngjinit, Tales apo Velipojës janë hasur me trafik të rënduar. Akset me problematike mbeten Shkodër-Lezhë, Shëngjin-Lezhë, dhe Lezhë-Milot. Po ashtu problematike mbeten edhe rrugët brenda qytetit të Lezhës. Forcat policore janë në gatishmëri për të normalizuar situatën.