Gjermanët po dashurohen dita ditës me Shqipërinë, duke e preferuar gjithnjë e më shumë si destinacionin e tyre të pushimeve. Operatorët turistikë gjermanë dhe shitësit e udhëtimeve po regjistrojnë një interes në rritje për vendin tonë. Sipas mediave gjermane, Shqipëria po bëhet gradualisht një destinacion kryesor për pushuesit gjermanë dhe të Evropës Qendrore.