Rreth 8,000 pasagjerë dhe 2,300 automjete janë larguar gjatë kësaj fundjave nga Porti i Vlorës në drejtim të Italisë, me tre tragete të linjës Vlorë–Brindisi. Pjesa më e madhe e të larguarve kanë qenë kryesisht emigrant shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali, por dhe turistë të huaj që kishin zgjedhur vendin tonë për ta vizituar. Për të menaxhuar fluksin e lartë të udhëtarëve dhe automjeteve autoritetet, në sportelet e makinave punuan me nëntë sportele, duke mundësuar një përpunim sa më të shpejtë dhe shmangien e radhëve të gjata, po ashtu dhe ne terminal u operua me pesë të tilla për të evituar vonesat.