Që prej nisjes së këtij viti, në Portin e Durrësit kanë udhëtuar mbi 249 mijë pasagjerë. Sipas të dhënave, prej tyre 160 mijë janë nisur nga Porti i Durrësit drejt destinacioneve të tjera, ndërsa 188,628 pasagjerë kanë mbërritur në vend përmes këtij terminali.