Festat po trokasin. Si çdo fundvit, emigrantët po kthehen në atdhe për të pritur vitin e ri pranë familjarëve dhe miqve të tyre. Në prag të Krishtlindjeve, pati fluks në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, kryesisht në hyrje të Shqipërisë, megjithëse ka edhe nga ata që zgjedhin të udhëtojnë gjatë pushimeve të fundvitit në shtetin fqinj.