Edhe kjo fundjavë solli fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, ku shumë shqiptarë të Kosovës zgjodhën bregdetin shqiptar për të kaluar ditët e pushimit. Sipas burimeve kufitare, vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në territorin shqiptar 29.918 shtetas dhe 136 autobusë. Edhe në sensin e daljes, fluksi mbetet po ashtu i lartë, me 26.176 qytetarë që kanë kaluar kufirin. Si pasojë e fluksit të lëvizjeve u shënuan radhë të gjata në hyrje të doganës. Për të përballuar fluksin autoritetet po punojnë me gjashtë sportele në hyrje të pikës kufitare.