Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë lëvizjesh në dalje. Sezonit veror po i afrohet fundit dhe pushuesit duket se kanë nisur kthimin drejt vendeve ku jetojnë e punojnë. Sipas të dhënave të Kapitenerisë së Durrësit, gjatë 5 ditëve të fundit nga porti janë larguar 38, 985 persona dhe 10, 439 automjete. Ndërkohë që kanë hyrë 5, 825 persona dhe 1, 989 automjete.