Pika e Kalimit Kufitar të Morinës është përfshirë nga një fluks i lartë udhëtarësh dhe automjetesh në ditët e fundit të gushtit, teksa pushuesit nga Kosova po shfrytëzojnë ditët e fundit të sezonit veror për të udhëtuar drejt bregdetit shqiptar. Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Emigracionin, nga ora 05:00 e 29 gushtit deri në orën 08:00 të 30 gushtit, përmes Morinës kanë hyrë në Shqipëri 51.278 qytetarë të Kosovës, me 14.692 automjete dhe autobusë.