Festat e fundvitit kanë krijuar fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit. Në harkun kohor të vetëm dhjetë ditëve, më shumë se 29 mijë qytetarë kanë hyrë në vend. Pjesa më e madhe e tyre janë emigrantë, të cilët kthehen në familje. Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual Durrës, mësohet se në 10 ditët e fundit të këtij viti kanë udhëtuar afërsisht 35 mijë pasagjerë, prej të cilëve mbi 29 mijë në hyrje dhe pjesa tjetër në dalje.