Prej ditësh pika kufitare e Kakavijës po përballet me fluks automjetesh, të cilët vijnë nga Greqia drejt Shqipërisë ose anasjelltas, për festat e fundvitit. Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Dhimitraq Ziu dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionit dhe Sajmir Mucaj takuan punonjësit e policisë për masat e intensifikuara gjatë kësaj periudhe, teksa theksuan bashkëpunimin e ngushtë që pala shqiptare ka me atë greke. 10 ditët e fundit pika kufitare e Kakavijës dhe ajo e Kapshticës janë përballur me dyndje automjetesh që kanë ardhur nga shteti fqinj, për të festuar Krishtilindjen dhe Vitin e ri në Shqipëri.