Mesdita e kësaj të premteje është shoqëruar me një situatë të rënduar trafiku në aksin kombëtar që lidh Tiranën me Elbasan, ku prej orës mesditës e në vijim qarkullimi i automjeteve në segmentin nga Tuneli i Krrabës deri në Rrethrrotullimi i Bradasheshit paraqitet i rënduar. Shkak kryesor i kësaj situate është fluksi i automjeteve që lëvizin nga kryeqyteti drejt juglindjes së vendit, një fenomen i përsëritur thuajse çdo fundjavë e sidomos gjatë gundjavave të gjata.