Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet e fundit ukrainase i kanë bërë të pasigurta bazat e flotës ruse dhe korridoret detare në perëndim të Detit të Zi, ndërsa trupat e Kievit po synojnë të dëbojnë forcat pushtuese të Kremlinit nga Gadishulli i Krimesë. Krimeja ofron mbështetje për përpjekjet e Moskës në fushëbetejën në perëndim dhe ky gadishull shpesh ka qenë shënjestër e forcave ukrainase që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.