Asocacioni i komunave me shumicë serbe mbetet detyrim për Kosovën, sipas ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. Në një deklaratë për Atlantic Council, ai u shpreh se emisari i ri i Bashkimit Europian, Peter Sorensen, duhet të angazhohet që Kosova dhe Serbia të përmbushin zotimet e bëra.