Arnold Rrokaj ka pranuar se ka ndërhyrë te e-mailet e prokurorëve të posaçëm, por ka mohuar se pas kësaj ndërhyrjeje qëndronte ndonjë qëllim i caktuar. Në dëshminë e dhënë, Rrokaj tha se kishte ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në sistem për të shuar kureshjten e tij. Siç mëson Top Channel, Rrokaj ish punonjës në inspektoriatin e mbrojtjes së territorit, ka pranuar edhe se ka marrë prej postave elektronike të prokurorëve disa materiale, që më pas ja ka kaluar shtetasit Zambak Gjoni, ish zyrtar i burgjeve.