Erion Braçe përsëriti edhe nga foltorja e Kuvendit qëndrimin kundër draftit për shkrirjen e 15 bashkive të vendit. Deputeti socialist renditi disa parashikime të projektligjit, që sipas tij janë absurde. Fjala e deputetit socialist u mbyll me mikrofonin e fikur nga drejtuesja e seancës, Evis Kushi.