Finlanda bëhet sot anëtarja e 31-të e aleancës ushtarake të atlantikut verior, me flamurin e saj që do valëvitet mes atyre të aleatëve të tjerë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel. Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg konfirmoi një ditë më parë anëtarësimin që ekspertët e kanë quajtur më të shpejtin në histori. Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë finlandeze, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi, tha Stoltenberg.