Thirrjes për t’u bashkuar në protestë i janë përgjigjur edhe banorët e Korçës. Qindra qytetarë u mblodhën mbledhur në pedonalen e qytetit ndërsa kanë mbajtur edhe një minutë heshtje në shenjë respekti për efektivin e vrarë një ditë më parë Enea Mekolli. Protestuesit me flamuj e pankarta në duar përsëritën thirrjet Revolucion, Rama e Berisha në Burg. Të pranishëm ishin edhe fëmijë në këtë tubim paqësor. Protestuesit thanë se nuk pranojnë më padrejtësitë që po u bëhen. Edhe në Elbasan pati protesta. Në unison protustuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë.