Për 41-ditë protestat nuk po ndalen në Tiranë. Duket se “Flamingot” pasi pagëzuan muajin qershor si të protestave, po vijojnë dhe në Korrik me kërkesën e vetme atë të largimit të qeverisë. Edhe pse numrat janë zvogëluar, shumë qytetarë vijojnë të mblidhen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku fjalimet në podiumin e sajuar përcjellin të njëjtin mesazh: Rama jepe dorëheqjen! pas fjalimeve ata vijuan me ritualin e marshimit përgjatë rrugëve kryesore të kryeqytetit.