Ndërsa Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë të negociatave, në Tiranë për të 45 ditë me radhë qytetarët u mblodhën para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama nga detyra. Mes kërkesave ishte dhe anulimi I ndryshimeve ligjore të vitit 2024 për zonat e mbrojtura si dhe ndryshimi I kodit zgjedhor. Protestuesit thanë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë me protestat. Në fund ata marshuan përgjatë rrugëve të kryeqytetit.