Zjarret në qarkun e Dibrës vijojnë të paraqesin probleme serioze, sidomos në rrethin e Matit. Vatra të mëdha zjarri janë ende aktive në Zall Gjoçaj, në të dy krahët e Matit, si dhe në zonat malore të Lurës, Maja e Toles, Mali i Allushes dhe Mali i Dejas. Ndërhyrjet po kryhen nga forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit, por përballen me vështirësi për shkak të terrenit të thyer malor.