Zjarri në Kashnjet të Lezhës vijon të jetë aktiv, ndërsa flakët janë përqendruar kryesisht në zonën e fshatit Rras, ku një sipërfaqe pyjore vijon të jetë e përfshirë nga zjarri. Situata është e vështirë për shkak të terrenit të thyer, çka e vështirëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në disa prej vatrave. Për këtë arsye, në terren janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura, të cilet po punojnë me pompa dore për izolimin dhe frenimin e përhapjes së flakëve.