30 vatra zjarri aktive u regjistruan në mbarë vendin në orët e pasdites së të martës. Përveç vatrave që kanë shkrumbuar shtëpi dhe evakuuar dhjetëra banorë në Bashkinë e Gramshit, flakët janë problematike prej disa ditësh edhe në Poliçan, në Finiq dhe në Fushë Arrëz. Në Poliçan është urdhëruar evakuimi i fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit. Evakuimi është urdhëruar edhe në fshatrat Xhath dhe Flet në Bashkinë e Fushë e Arrëzit. Flakët në këtë zonë kanë shpërthyer në një sipërfaqe të pyllëzuar me pisha dhe zjarri u është afruar disa banesave.