Një natë e gjatë dhe e vështirë për shkak të zjarreve ishte ajo e mbrëmshmja në Palermo. Le Madonie, po digjen. Flakët janë përhapur shpejt në shumë zona dhe shumë njerëz kanë humbur aktivitetet dhe kanë parë madje flakët tu hyjnë edhe në shtëpitë e tyre. në terren ndërkohë punojnë zjarrfikësit, personeli i pyjeve dhe mbrojtja civile. Zjarret kanë prekur edhe zonën Monreale. Për shkak të zjarreve, një ish manastir në Madonie është evakuar. Ndërtesa e shekullit të 17 mban tani zyra të bizneseve lokale.