Era e fortë dhe terreni i vështirë kanë favorizuar vatrën masive të zjarrit që shpërtheu ditën e shtunë në njësinë administrative të Gjinarit në Elbasan. Flakët janë përhapur në masivin pyjor, njohur si park kombëtar, duke shkrumbuar mbi 10 hektarë të tij. Afër mesditës të së dielës ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter, për të shuar vatrat në zonat e vështira për t’u arritur nga toka, më konkretisht në fshatrat Caush, Pashtresh, Bregu i Madh, Koritë dhe Lugu i Thellë.