Tre vatra zjarri kanë shkaktuar situata kritike në Bashkinë e Himarës, atë të Bulqizës dhe në Librazhd. Në Himarë, flakët shpërthyen në fshatin Vranisht, ku kanë djegur një banesë dhe dhjetëra koshere bletësh. Flakët kane djegur disa hektarë me ullinj dhe pemë të ndryshme, por shqetësimi më i madh i banorëve është te koshered e bletëve. Forcat zjarrfikëse mbërritën në terren, teksa zjarri u favorizua nga era e fortë dhe temperaturat e larta. Një situatë kritike është krijuar pasditen e së premtes edhe në zonën mes fshatrave Xhyrë dhe Vehçan, në Njësinë Administrative Hotolisht të Bashkisë së Librazhd, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor me akacie dhe shkurre.