Top News – Flakët djegin edhe banesa. Situatë kritike në Ballsh dhe Finiq, kërcënohen fshatrat
03/08/2026 19:36

Dy vatra zjarri që kanë shpërthyer pasditen e së hënës në Ballsh dhe Finiq u përhapën me shpejtësi duku shkrumbuar të paktën dy banesa dhe kërcënuar dhjetëra të tjera. Në Ballsh flakët shpërthyen në fshatin Kash, fillimisht në një zonë me bimësi të egër dhe shkurre dhe më pas edhe tek të mbjellat dhe oborret e dy banesave. Ndërhyrja e zjarrfikëses vetëm nga toka nuk vendosi dot nën kontroll flakët, që dogjën dy banesa, teksa u kërkua ndërhyrja nga ajri. Në Bashkinë e Finiqit flakët përfshinë fshatrat Mesopotam, Kostar dhe Vllahat. Zjarri ka rënë fillimisht zonën kodrinore të Matomares dhe i favorizuar nga era ka zbritur në zonat e banuara. Në fshatin Kostar flakët hynë në oborret e banesave. Tre helikopterë u angazhuan për shuarjen e flakëve, 2 Cougar dhe 1 Blackhaëk. Nën kërcënim ishte edhe fshati Vllahat, ku forcat zjarrfikëse u stacionuan pranë shtëpive. Ndërkohë, në Librazhd prej 6 ditësh, një zjarr i përmasave të mëdha vijon të djegë një pjesë të zonës pyjore të fshatit Dardhë, ndërsa përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të terrenit malor, erës së fortë dhe temperaturave të larta. Ndërkohë, një vatër e fuqishme zjarri është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në periferi të qytetit të Cërrikut, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje me ferra, shkurre dhe një parcele me ullinj. Edhe në fshatin Vanaj të Libofshës shpërtheu një vatër zjarri, që dogji shkurre e pemëtore, por pa kërcënuar sëriozisht banesa.

Top News – Numërim elektronik në Tiranë. PS zbulon preferencën e saj edhe për datën e zgjedhjeve
13/10 15:01
Top Channel/ Studentët shkulin kangjellat anësore, godasin me tulla ministrinë dhe thyejnë xhamat
13/10 14:50
Top News – Kallëzim penal për hajdutët / Pirateria televizive, AMA memorandum me prokurorinë
13/10 14:34
Top News – ‘M’i vranë djemtë për së dyti’/Gjykata shoi dënimin për Sokol Hoxhën, familja e zhgënjyer
13/10 14:28
Top News- Parandalohet vrasja për hakmarrje/ Arrestohet vëllai i Ilir Gjinit, lëvizte i armatosur
13/10 14:27
Top Channel/ Studentët thërrasin protestë kombëtare, nis tubimi përpara Ministrisë së Arsimit
13/10 14:10
Top News – Hakerohen frigoriferët në Francë / Temperatura 50 gradë, prishen ushqimet në markete
13/10 13:49
Top News – Çuditë nga Gjykata e Posaçme/ Dumani kërkon gjyq pa avokatë, Dados i bie telefoni
13/10 13:32
Top News – Dhunë me leva e shkopinj bejsbolli. Në Ballsh rrihet zjarrfikësi, në Mirditë mjeku
13/10 13:30
Top News – I drejtoi armën të riut/ Dy tentativa vrasjesh në Shkodër, 3 në kërkim
13/10 13:14
Top News – Shtrenjtohen karburantet. Bordi rrit naftën me 2 lekë, benzina 3 lekë më shumë
13/10 13:11
Top News – ‘Lumë’ gjobash për parkim. Shoferët nuk respektojnë rregullat, parkojnë kudo
13/10 13:07
Top Channel/Dhunohet ish-drejtori i zjarrfikëses në Mallakastër, autorët e sulmojnë në lokalin e tij
13/10 13:06
Top Channel/ Shpërthim në Tiranë/ Shënjestrohet automjeti i bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri
13/10 12:43
Top Channel/ Shtyhet gjyqi i Veliajt/Avokatët nuk shkojnë në seancë:Jemi në bojkot, gjykata i gjobit
13/10 12:42
Top Channel/ Familja Banaj kërkon drejtësi/ Shuhet dënimi për vrasjen e dy vëllezërve në Patos
13/10 12:22
Top Channel/ Shpërthen tritoli në Fier/ Lënda plasëse në dyqanin e syzeve “Max Optika”
13/10 12:22
Top News – SPAK godet klandestinët/ Trafikonin emigrantë të paligjshëm, në pranga 4 persona
13/10 12:17
Top Channel/ “ILD mund të ndërhyjë”/ Diskutime në Komisionin “Xhafaj”, Kryeinspektori Metani: Nuk…
13/10 12:16
Top Channel/ Kush është thembra e Akilit të sistemit? Ja si përgjigjet kryeinspektori i ILD
13/10 12:16