Top News – Flakët djegin edhe banesa. Situatë kritike në Ballsh dhe Finiq, kërcënohen fshatrat
03/08/2026 20:07

Dy vatra zjarri që kanë shpërthyer pasditen e së hënës në Ballsh dhe Finiq u përhapën me shpejtësi duku shkrumbuar të paktën dy banesa dhe kërcënuar dhjetëra të tjera. Në Ballsh flakët shpërthyen në fshatin Kash, fillimisht në një zonë me bimësi të egër dhe shkurre dhe më pas edhe tek të mbjellat dhe oborret e dy banesave. Ndërhyrja e zjarrfikëses vetëm nga toka nuk vendosi dot nën kontroll flakët, që dogjën dy banesa, teksa u kërkua ndërhyrja nga ajri. Në Bashkinë e Finiqit flakët përfshinë fshatrat Mesopotam, Kostar dhe Vllahat. Zjarri ka rënë fillimisht zonën kodrinore të Matomares dhe i favorizuar nga era ka zbritur në zonat e banuara. Në fshatin Kostar flakët hynë në oborret e banesave. Tre helikopterë u angazhuan për shuarjen e flakëve, 2 Cougar dhe 1 Blackhaëk. Nën kërcënim ishte edhe fshati Vllahat, ku forcat zjarrfikëse u stacionuan pranë shtëpive. Ndërkohë, në Librazhd prej 6 ditësh, një zjarr i përmasave të mëdha vijon të djegë një pjesë të zonës pyjore të fshatit Dardhë, ndërsa përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të terrenit malor, erës së fortë dhe temperaturave të larta. Ndërkohë, një vatër e fuqishme zjarri është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në periferi të qytetit të Cërrikut, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje me ferra, shkurre dhe një parcele me ullinj. Edhe në fshatin Vanaj të Libofshës shpërtheu një vatër zjarri, që dogji shkurre e pemëtore, por pa kërcënuar sëriozisht banesa.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06