Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër, në orën 17:14, u njoftua për rënien e një zjarri në dalje të Liqenit të Viroit. Menjëherë në vendngjarje u nisën dy automjete zjarrfikëse me dy grupe ndërhyrjeje. Me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua një zjarr me përmasa të konsiderueshme, u ndërhy menjëherë për izolimin dhe shuarjen e tij.