Plazhet nuk po gjejnë qetësi. Mbrëmjen e kësaj të mërkure, një lokal në zonën bregdetare të Vlorës është përfshirë në flakët e zjarrit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen “1 maji”. Lokali në pronësi të shtetasit Shehu, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, pasi mësohet se janë djegur të gjitha tavolinat dhe sendet e tjera që ndodheshin brenda lokalit. Siç shihet nga pamjet filmike zjarri ka përfshirë totalisht lokalin, teksa në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikëset dhe efektivët e policisë për të neutralizuar situatën.