Top News/ Flakë e zjarr nga krateri…Vullkani në Islandë shpërthen sërish, hera e shtatë
21/11/2024 13:12

Një vullkan në gadishullin e Rekjanes në jugperëndim të Islandës ka shpërthyer për herë të shtatë prej dhjetorit të kaluar, duke lëshuar lavë nga një çarje e madhe. Shpërthimi nisi me pak paralajmërime të mërkurën pak para mesnatës dhe e krijoi një çarje rreth 3 kilometra të gjatë. Megjithatë, kjo çarje vlerësohet më e vogël sesa ajo nga shpërthimi i fundit në gusht, tha Zyra Meteorologjike e Islandës. “Ky është paksa më i vogël sesa shpërthimi i kaluar dhe shpërthimi që ndodhi në maj”, tha Magnus Tumi Gudmundsson, profesor i gjeofizikës, i cili e vëzhgoi nga ajri shpërthimin e këtij vullkani. Derisa ky shpërthim nuk përbën rrezik për transportin ajror, autoritetet kanë paralajmëruar për emetime të gazit përgjatë pjesëve të gadishullit, përfshirë në afërsi të qytezës Grindavik. Shpërthimet e vazhdueshme vullkanike në afërsi të Grindavikut, e cila ka 3.800 banorë dhe ndodhet rreth 50 kilometra larg kryeqytetit Reikjavik, kanë shkaktuar dëme ndaj infrastrukturës dhe pronës dhe i kanë detyruar shumë prej banorëve të zhvendosen për sigurinë e tyre. “Grindaviku nuk është në rrezik, sepse nuk duket se kjo çarje do të zgjerohet, edhe pse gjithçka mund të ndodhë”, tha Magnus Tumi. Banorët e rreth 50 shtëpive u evakuuan menjëherë, pasi agjencia për mbrojtje civile lëshoi alarmin, raportoi transmetuesi shtetëror RUV.

Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34