Në ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të prezantohet dhe drafti I fjalorit të ri që më në fund pas gjysmë shekulli do të përditësohet falë punës të bërë nën kujdesin e Akademisë së Shkencave dhe me pjesëmarrjen e gjuhëtareve, akademikëve nga Shqipëria, Kosova, dhe nga Maqedonia e Veriut. Kryeministri Edi Rama tha se fjalori I ri do të hidhet për konsultim të gjerë para se të aprovohet.