Presidenti i zgjedhur Joe Biden iu drejtua edhe një herë amerikanëve me një mesazh bashkimi. Ai foli për sfidën më të madhe të momentit, pandeminë e koronavirusit e tha se përpjekjet kundër saj, duhen dyfishuar. Biden i bëri thirrje njerëzve të heqin dorë nga grumbullimet e mëdha familjare, të mbajnë maska mbrojtëse dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa tregoi se kjo është një përballje përparsa së cilës amerikanët duhet të jenë të bashkuar.