Gjykata federale ka shtyrë të gjitha afatet gjyqësore ndaj Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump për padinë për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020. Ka qenë vetë ekipi i prokurorit Smith i cili ka qenë në krye të këtij prcoesi gjëqësor, që ka kërkuar shtyrjen e afateve me pretendimin se i duhet kohë për të vlerësuar rrethanat e pahasura më parë dhe të përcaktojë drejtimin e duhur për hapat e ardhshëm, në përputhje me politikën e Departamentit të Drejtësisë.