Top News – Fitorja e Rusisë në Ukrainë…Rutte: Do shkatërronte NATO-n, triliona për t’u ringritur
23/01/2025 14:06

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se një fitore e Rusisë kundër Ukrainës do të minonte fuqinë parandaluese të aleancës më të madhe ushtarake në botë dhe do t’i kushtonte asaj triliona euro për të rikthyer besueshmërinë. NATO-ja është duke shtuar praninë përgjatë krahut lindor me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën, pasi ka dërguar atje mijëra trupa dhe pajisje për të frenuar Moskën nga përhapja e luftës së saj edhe në territoret e ndonjë prej 32 anëtarëve të aleancës. “Nëse Ukraina humb, atëherë për të rikthyer fuqinë frenuese të pjesës tjetër të NATO-s, çmimi do të jetë shumë, shumë më i lartë sesa ai që po e përmendim në këtë kohë në lidhje me rritjen e shpenzimeve dhe prodhimit tonë industrial”, tha Rutte. “Nuk do të jenë miliarda shtesë; do të jenë triliona shtesë”, shtoi ai, duke folur në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Rutte nguli këmbë se mbështetësit perëndimorë të Ukrainës duhet “të rrisin, e jo ta zvogëlojnë mbështetjen” që janë duke i dhënë asaj, pothuajse tre vjet pas fillimit të pushtimit të plotë nga Rusia. “Ne duhet të ndryshojmë trajektoren e luftës”, tha Rutte, duke shtuar se Perëndimi “nuk mund të lejojë që në shekullin e XXI-të një shtet ta pushtojë një shtet tjetër dhe të përpiqet ta kolonizojë atë”. Në Evropë është duke u rritur frika se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të kërkojë t’i japë fund shpejt luftës duke mbajtur bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, në kushte që janë të pavolitshme për Ukrainën, por Rutte u duk i kujdesshëm për të mos i bërë gjërat me nxitim. “Nëse kemi marrëveshje të keqe, ajo do të nënkuptonte se do ta shihnim presidentin e Rusisë duke festuar me liderët e Koresë së Veriut, Iranit dhe Kinës, dhe këtë nuk mund ta pranojmë”, tha ish-kryeministri holandez. “Ky do të ishte një gabim i madh gjeopolitik”, shtoi Rutte.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50