Top News – ‘Fiton’ Saimir Tahiri/ Gjykata e Lartë pranon rekursin
29/09/2020 13:34

Ish-ministri Saimir Tahiri vijon betejën ligjore. Pas vendimit të Apelit për rikthimin në rigjykim të dosjes penale në ngarkim të tij, është Gjykata e Lartë që ka pranuar rekursin e bërë nga ish-ministri i Brendshëm dhe regjistron dosjen për rishqyrtimin e çështjes. Ky regjistrim vjen pasi Tahiri ankimoi vendimin e Apelit të dhënë më 26 qershor, ku çështja në ngarkim të ish-ministrit u kthye për rishqyrtim, teksa ky i fundit kërkon pushimin e çështjes dhe prishjen e vendimit. Ilir Panda do të jetë relatori i çështjes e cila tashmë do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë. Ankimimi u bë nga ish-ministri dhe i pandehuri tjetër Jaeld Çela, që të dy të akuzuar për “shpërdorim detyre”. Saimir Tahiri është akuzuar si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë dhe se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal. Ish-ministri u shpall fajtor dhe u dënua në shkallën e parë, vetëm për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, duke u akuzuar se nuk kishte marrë masa për parandalimin e kanabizimit të vendit dhe nën akuzën e përfshirjes së efektivëve të policisë në këtë aktivitet kriminal. Mirëpo ky vendim u rrëzua në Apel, duke e rikthyer dosjen për rishqyrtim nga e para.

Top Channel/ Kardiokirurgjia e re/ Do të hapet spitali i ri me dy shërbime të rëndësishme në QSUT
17/08 15:16
Top Channel/ Masa për vr*sjen e 14-vjeçarit/ Nis seanca në Korçë për masën e sigurisë ndaj autorit dhe pesë personave të tjerë
17/08 15:06
Top News- Vr*sja e 14-vjeçarit në Korçë, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë
17/08 14:49
Top News- Konflikt i dhunshëm në Durrës/ Plagoset në kokë një person, autori në pranga
17/08 14:46
Top News- Bllokohen 35 mjete lundruese/ Kontrolle nga Komani në Ksamil, gjobiten drejtuesit
17/08 14:45
Top Channel/ Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë, sot seanca
17/08 14:09
Top Channel/ Ëndrrat me gërshërë / Historia e berberit në Kukës që refuzoi të emigronte
17/08 12:24
Top Channel/ Plazhi i Kunes në modë /Hapësira të bollshme dhe natyra e qetë ka rritur interesin
17/08 12:16
Top Channel/ Subvencionet, 20 mln euro fermerëve/Përfitojnë ata që kanë nipt individual, jo debitorë
17/08 12:13
Top Channel/ “Udhërrëfyes” për arsimin e lartë/Universitetet duhet të forcojnë prezencën në internet
17/08 12:09
Top News- Normalizohet situata me zjarret/ Vetëm pesë vatra aktive në gjithë vendin
17/08 12:07
Top News- ‘Gjelbëruan’ malet e Shkodrës / Asgjësohen mijëra bimë hashash, dy të arrestuar
17/08 11:15
Top News- Shiu fik zjarret/ Përmirësohet situata, vetëm tre vatra aktive në vend
17/08 11:08
Top Channel/ Aksident në autostradën Fier–Vlorë/ Përplasen dy makina, krijohet trafik i rënduar
17/08 10:23
Top News – Makinat përplasen ballore. Aksident i rëndë në Qafë Thanë, tre të plagosur
17/08 10:19
Top News- Përndoqi e dhunoi 30-vjeçaren/ Arrestohet 38-vjeçari në Lushnje, e rrahu në dyqan
17/08 10:18
Top Channel/ Zjarri në Rrogozhinë! Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar
17/08 10:16
Top Channel/ Aksidenti i rëndë në Qafë Thanë! Makinat bëhen copash, 3 të plagosur
16/08 21:14
Top Channel/ Naun Shundi betejë me sëmundjen! Aktori dhe regjisori i njohur ndërpret punën në teatër
16/08 20:02
Top Channel/ Thethi është plot! Harrohet aksioni i korrikut, turistët shijojnë natyrën
16/08 19:57