Iggy Azalea ka njoftuar se nuk ka më në plan të përfundojë albumin e saj të katërt dhe se në vend të muzikës synon të fokusohet te pasioni që ka për "dizajnin dhe krijimtarinë", një pjesë të së cilës e shpalos në platformën për të rritur, OnlyFans. Përmes një postimi të gjatë në X, 33-vjeçarja australiane sugjeroi se karriera e saj në muzikë mund të jetë drejt fundit.