Kryeministri i sapozgjedhur i Kanadasë, Mark Carney, tha se Donald Trump "nuk do të na thyejë kurrë" dhe gjithashtu kritikoi "tradhtinë" e Shteteve të Bashkuara ndaj vendit të tij. Fituesi i zgjedhjeve në kanada, lëshoi akuzat e tij më të ashpra kundër Trump, pasi partia e tij Liberale fitoi kontrollin e parlamentit në një përmbysje mahnitëse të fatit. Ai u tha mbështetësve në Ottaëa se Kanadaja "do ta fitojnë këtë luftë tregtare", ndërsa paralajmëroi për ditë "sfiduese" përpara të shkaktuara nga tarifat dhe kërcënimet për aneksim nga Trump.