Në xhaminë e madhe në Prishtinë, u mbajt ceremonia e faljes së namazit me rastin e Fitër Bajramit. Para një numri të vogël zyrtarësh të bashkësisë islame të kosovës, myftiu Naim Tërnava, uroi besimtarët myslimanë. Si asnjëherë më parë, për faljen e namazit të Bajramit, xhamitë në Kosovë kanë qenë të zbrazura, si pasojë e pandemisë. Për shkak të pandemisë, myftiu i Kosovës ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër Bajramit dhe ceremonitë e tjera.