Top News – Fitër Bajrami në Botë/ Festë nën shenjën e pandemisë dhe luftës
13/05/2021 12:25

Myslimanët në botë po festojnë Fitër Bajramin në mënyrë të heshtur për të dytin vit radhazi, ndërsa pandemia e koronavirusit sërish ka bërë që shumë xhami të qëndrojnë të mbyllura dhe familjet të ndahen në festën që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Myslimanët u mblodhën para qabesë, në xhaminë e madhe në qytetin e shenjtë të mekës për të marrë pjesë në faljen e bajramit, ndonëse më të paktë në numër për shkak të pandemisë. Në Rripin e Gazës, të përfshirë nga dhuna, thirrjet për falje u dëgjuan mbi godinat e rrafshuara dhe malet më rrënoja ndërkohë që avionët izraelitë vazhduan të sulmojnë territorin në shpërthimin më të rëndë të dhunës që nga lufta e 2014-ës. Në afganistan, talebanët dhe qeveria afgane shpallën një armëpushim treditor për festën e bajramit, pas javësh përlehsje të ashpra. Në këtë mënyrë, afganët mundën të shënonin festën me miq dhe familjarë. Ata iu drejtuan mëngjesin e të enjtes xhamive për faljen tradicionale të festës ndërsa autoritetet kishin shtuar personelin e sigurisë në disa nga xhamitë kryesore në kabul, Besimtarët me maska morën pjesë në faljet e përbashkëta në rrugët e kryeqytetin indonezian, Jakarta. Vendi me popullatën më të madhe myslimane në botë lejoi faljet në xhami në zonat me rrezik të ulët, por xhamitë në zonat ku virusi qarkullon më shumë, qëndruan të mbyllura. Indonezianët dhe malajzianët, për të dytin vit radhazi i kanë të ndaluara udhëtimet për të festuar me familjarë të tjerë. Në bangladesh ndërkohë, dhjetëra e mijëra njerëz po largohen nga kryqyteti Dhaka, për ti bashkuar familjeve në fshatra për bajram, pavarësisht izolimit kombëtar dhe pikave të kontrollit nëpër rrugë. Ekspertët druajnë për një rritje rastesh në vendin që ka edhe mungesë vaksinash.

Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
Top Channel/ SHBA e Ukraina: “Bisedimet jo dështim”, Kievi sulmon anijet ruse!
22/12 11:21
Top Channel/I rrethuar nga vajza me bikini, zhduket foto e Trump nga dosjet Epstein,“shfaqet” Diana!
22/12 11:16
Top Channel/ Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalon prodhimin distileria e Jim Beam!
22/12 11:14
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
22/12 09:39
Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
DIGITALB DIGITALB